Nga 20 euro do t’i përfitojnë vetëm fëmijët e lindur në kohën e COVID-it

Nga 20 euro do t’i përfitojnë vetëm fëmijët e lindur në kohën e COVID-it

13:04, 10/09/2021 Nga D.G.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se aplikimi për shtesat për fëmijët mund të nisë nga data 11 shtator e këtij viti.

Ai tha se të gjithë fëmijët e lindur nga data 1 janar e vitit 2020 e tutje do ta përfitojnë këtë pagesë mujore.

Por sa fëmijë lindën gjatë vitit 2020 dhe 2021 në Kosovë?

Numri i lindjeve në Kosovë viteve të fundit kishte shënuar ulje të ndjeshme.

Por, ky trend i uljeve nuk ka ndodhur edhe në vitin 2020, që njihet edhe si viti i pandemisë COVID-19.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2020 kishte 21 mijë 952 lindje, apo 154 lindje më shumë se sa në vitin paraprak, ku sipas statistikave raportohet për 21 mijë 798 lindje.

Ndërsa gjatë vitit 2021 në Kosovë duke u bazuar në statistikat e publikuara nga ASK, në muajt janar, mars, prill dhe qershor, në Kosovë kanë lindur 12 mijë e 590 foshnje.

Në të dhënat e ASK-së, mungojnë statistikat për muajt , shkurt, maj, korrik dhe gusht.

Në bazë të statistikave të publikuara nga ASK, në Kosovë nga 1 janari i vitit 2020 deri në qershor 2021, lindën 34 mijë e 388 foshnje.

Në një kalkulim të thjeshtë, Ministrisë së Financave për këto foshnje një pagesë mujore do ti kushtoj 687 mijë euro, gjithmonë duke mos llogaritur numrin e lindjeve për muajt e lartcekur.

Ndryshe, ministri i Financave, në konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ka deklaruar se përfitues i shtesave për fëmijët janë nënat dhe aplikimi duhet të bëhet përmes platformës e-Kosova.

“Gjithçka që ju nevojitet aplikuesve janë të dhënat personale të tyre dhe numri i xhirollogarisë bankare së bashku me të dhënat personale të fëmijëve. Aplikimi për të dyja skemat (shtesat për fëmijë dhe pagesat për lehona) bëhet në mënyrë elektronike duke plotësuar formularët që janë të qasshëm në e-Kosova”.

Kujtojmë se, të dhënat janë marrë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco