10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës

10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës

13:45, 19/08/2021

Ministri i Financave dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se dje ishte data e fundit për të investuar në emetimin e parë të Bonove të Diasporës. 

Sipas tij ky emetim u përmbyll me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë. 

Ministri i Financave tregoi se mjetet nga Bonot e Diasporës ne do t’i përdorim për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe që tani do ta përcjell propozim vendimin për mbledhjen e radhës së Qeverisë. 

Hekuran Murati, falenderoj të gjithë bashkatdhetarët për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit dhe për besimin në shtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco