​Më 25 gusht mbahet ankandi i trembëdhjetë i letrave me vlerë

​Më 25 gusht mbahet ankandi i trembëdhjetë i letrave me vlerë

11:49, 18/08/2021

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 25 gusht 2021 do të mbahet ankandi i trembëdhjetë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, duhet të kontaktohen ndonjëra prej bankave komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco