Kurti vizitoi KEK-un, ja krejt çka tha ai sot para mediave nga ndërmarrja energjetike

Kurti vizitoi KEK-un, ja krejt çka tha ai sot para mediave nga ndërmarrja energjetike

18:50, 17/08/2021

Sot kryeministri Albin Kurti vizitoi KEK-un ku nga atje dha edhe disa mesazhe para mediave, shkruan Syri.net Kosova.

"KEK-u është një ndërmarrje publike e cila vepron me fitim, operon me bilanc pozitiv financiar dhe natyrisht që kjo është rezultat i pasurive natyrore e shtetërore të vendit tonë, por njëkohësisht edhe i faktit që KEK-u është një kapacitet funksional prodhues e zhvillues dhe është një organizatë e suksesshme e punëtorëve dhe e kuadrove të vendit tonë.

Në vitin e kaluar kemi pas performancë shumë të mirë, meqë rast janë prodhuar 6 mijë GWh apo 6 TWh energji elektrike, ndërkaq nga vizitat te mihjet mësuam që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti është tejkaluar plani i eksploatimit të thëngjillit meqë rast janë nxjerr 4 milionë e 300 mijë tonë, pra ky tejkalim është në dritën e 8 milionë tonëve të eksploatuar që janë planifikim për vitin 2021.", thuhet në njoftimin e KEK-ut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco