Pjesa më e madhe e shpenzimeve qeveritare kontributet sociale

Pjesa më e madhe e shpenzimeve qeveritare kontributet sociale

16:45, 08/05/2021

Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2020 ishin 2 205.4 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 58% të totalit të të hyrave, aktivitetet dhe detyrimet financiare (21%); ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në vitin 2020, shuma e shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 2 332.2 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet (29%), kompensimi i punëtorëve (28%); formimi i kapitalit bruto (13%); konsumi i ndërmjetëm (10%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategoritë të tjera të shpenzimeve.

Ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010).

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitur publikimin e Llogarive Qeveritare të Kosovës për periudhën 2015-2020

Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco