Si po planifikon Qeveria Kurti ta ringjallë ekonominë kosovare, pas kolapsit nga pandemia

Si po planifikon Qeveria Kurti ta ringjallë ekonominë kosovare, pas kolapsit nga pandemia

16:33, 07/05/2021

Qeveria e Kosovës e ka miratuar programin qeverisës për 4 vjetët e ardhshme.

Në situatën në të cilën gjendet Kosova, si pasojë e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, pashmangshëm është planfikuar edhe ringjallja e ekonomisë nga Qeveria Kurti.

Në programin qeverisës menaxhimi i pandemisë dhe ringjallja ekonomike janë parë si themelore dhe urgjente.

Pjesë nga plani qeverisës i Qeverisë Kurti për periudhën 2021-2025 për ringjallen ekonomike:

Qeveria në planin e saj  ka thënë se synon të rrisë fuqinë blerëse nëpërmjet intervenimeve me masa.
 

Është zotuar për rritje të pagës minimale në 250 euro, dhe ngritje të pragut të pagës që nuk tatohet në nivelin e pagës minimale.

Te ky prioritet, Qeveria Kurti është zotuar që do të mbështesë rikthimin në punë të atyre që humbën punën si pasojë e pandemisë.

Mbështetjen më të madhe ka thënë se do ta bëjë për të rinjtë që hyjnë në tregun e punës për herën e parë.

Te kjo pikë është zotuar që do të paguajë pagën minimale për një vit, për çdo të ri që punësohet për herën e parë.

Qeveria është zotuar edhe për krijimin e Fondit Sovran, për të marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. ka thënë se do të ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës.

Është zotuar për shuarjen e Agjencisë Kosovare për Privatizim, duke e transferuar në agjenci brenda Qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco