Ramiz Lladrovci i ‘pamëshirshëm’ ndaj kompanisë që solli makina mjelëse

Ramiz Lladrovci i ‘pamëshirshëm’ ndaj kompanisë që solli makina mjelëse

11:51, 07/05/2021

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka obliguar operatorin ekonomik të sjell makinat mjelëse për fermerë, ashtu siç e ka nënshkruar kontratën.

Ky veprim ka ardhur pas rekomandimit të komisionit për pranimin teknik dhe shpërndarjen e makinave mjelëse dhe vërejtjes nga drejtoresha e DBPZHR, Anita Avdullahi se makinat nuk ishin sjellë siç janë në kontratë.

Për shkak që operatori ekonomik nuk i ka sjellë makinat sipas kontratës së nënshkruar mes Komunës së Drenasit dhe operatorit ekonomik, Komisioni për pranimin teknik dhe shpërndarjen e makinave mjelëse ka rekomanduar që makinat të kthehen dhe të sjellën ashtu siç janë të precizuara në kontratë e paramasë, pra të 40 litrave, e jo siç i kishte sjellë të 30 litërshe.

“Ky veprim i drejtë e ligjor është si rezultat i zotimit të kryetarit Lladrovci për qeverisje llogaridhënëse e transparente dhe në respektim të plot të Ligjit.”, njoftoi komuna e Drenasit.

Kryetari Lladrovci i bënë thirrje të gjithë operatorëve ekonomik që kanë nënshkruar kontrata me komunën e Drenasit, që t’i përmbahen të njëjtave, sepse nuk do të ketë asnjë kompromis dhe do të vazhdohet meritore për qytetarët e komunës sonë.

May be an image of outdoors

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco