Hekuran Murati zbardh të vërtetën tronditëse për pagesën e rrymës në veri, ZRRE-në dhe licencën e KOSTT-it

Hekuran Murati zbardh të vërtetën tronditëse për pagesën e rrymës në veri, ZRRE-në dhe licencën e KOSTT-it

20:27, 06/05/2021

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka reaguar pas vendimit të sotëm ku Kuvendi ka miratuar 11 milionët për pagesat e rrymës së serbëve në veri, shkruan Syri.net Kosova.

Murati përmes një dokumenti ka zbardhur të vërtetën tronditëse lidhur me pagesën e rrymës në veri, ZRRE-së sikur edhe të KOSTT-it.

"Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes KOSTT-ENTSOE, Kosova është pavarësuar energjetikisht", ka shkruar Murati në Facebook.

"Kjo pavarësi nënkupton se tani Kosova operon si bllok rregullues bashkë me Shqipërinë dhe mbledh edhe tarifa për energjinë elektrike që kalon tranzit. Tarifa këto që deri së fundmi i mblidhte Serbia në emër të Kosovës. 
Si bllok rregullues i pavarur, Kosova duhet të mbajë përgjegjësi për kufijtë e vet, dhe të respektojë marrëveshjen me ENTSO-E. Me fjalë tjera, energjia që kalon tranzit nëpër territorin tonë, aq sa hyn në veri, aq duhet të dalë në jug. Përndryshe llogaritet shfrytëzim i pa-autorizuar i energjisë, dhe shkilet marrëveshja me ENTSO-E.", ka shuar ai në reagim


Derisa sipas tij, vendimi i sotëm i Kuvendit, vetëm i mundëson KOSTT-it të respektojë marrëveshjen me ENTSO-E, dhe Kosovës të ruajë pavarësinë energjetike. 

A duhet të paguajë KOSTT për rrymën e shpenzuar në veri? Jo nuk do të duhej. 

"Për humbjet në veri, përgjegjës do të duhej të ishte KEDS/KESCO, sepse KESCO duhet të mbledhë faturat atje. Për këtë arsye edhe ishte shitur lirë - sepse kishte humbje të mëdha në rrjet, dhe sipas atyre që e falën, vetëm privatizimi do t’i eliminonte humbjet dhe vjedhjet. 
Por ja që bordi i ZRRE-së, në prill të vitit 2017, i përbërë gjysma PDK e gjysma LDK (sipas frymës së marrëveshjes së koalicionit, ku ishte përcaktuar që të gjitha bordet do t’i ndanin përgjysmë), kishte vendosur që në vend të KEDS-it, barrën e veriut t’ia vendosnin ndërmarrjes publike KOSTT. 
Obligimin për rrymën e veriut, ZRRE-ja e PDK-së dhe LDK-së, e kishte futur në licencën e KOSTT-it. Më saktësisht në Nenin 5 të licencës, sic edhe mund t’a shihni më poshtë.", ka shkruar Murati mes tjerash në Facebook.

Postimi i plotë:

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes KOSTT-ENTSOE, Kosova është pavarësuar energjetikisht....

Posted by Hekuran Murati on Thursday, May 6, 2021

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco