Gjermania mbështet dixhitalizimin e deklaratave tatimore

Gjermania mbështet dixhitalizimin e deklaratave tatimore

15:40, 06/05/2021

Ambasadori gjerman në Kosovë Jörn Rohde së bashku me ministrin e Financave Hekuran Murati lansuan Platformën e përditësuar të Deklarimit Elektronik. 

Platforma EDI është një mjet që u mundëson bizneseve të përfundojnë deklaratat tatimore në internet.

Me këtë rast ambasadori Rohde deklaroi: Ky është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe drejt uljes së barrës administrative për bizneset. Njëkohësisht, ky hap është edhe vendimtar në mundësimin e përdorimit të institucionit dhe publikimit të të dhënave në përputhje me kërkesat ndërkombëtare për transparencë publike. 

Kjo nënkupton se për shembull bizneset ndërkombëtare të interesuara për bashkëpunim me një biznes kosovar, tani përmes kësaj platforme mund të gjejnë informacione të detajuara rreth bizneseve kosovare.

Projekti EDI mbështetet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco