Ambasadori gjerman informohet për projektet e KOSTT-it

Ambasadori gjerman informohet për projektet e KOSTT-it

10:18, 06/05/2021

Ambasadori i Republikës Federale Gjermane Jörn Rohde ka prit menaxhmentin e lartë të KOSTT në krye me kryeshefin Ekzekutiv Mustafë Hasanin. 

Me këtë rast, Hasani falënderoi Qeverinë gjermane dhe KFW-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm që nga themelimi i KOSTT-it dhe në vazhdimësi. 

Ai e informoi ambasadorin Rohde rreth zhvillimeve aktuale si dhe përgatitjeve në lidhje me investimet zhvillimore në pesë vitet e ardhshme të cilat do të jenë në funksion të zhvillimit dhe modernizimit të mëtutjeshëm të rrjetit të transmetimit të Republikës së Kosovës si hallkë kyçe në sigurinë e furnizimit me energji elektrike në vend.

Ambasadori Rohde, duke theksuar se mbetet i kënaqur me rezultatet e arritura dhe progresin e KOSTT-it si në aspektin zhvillimor ashtu edhe të integrimit në mekanizmat ndërkombëtar, u shpreh se “Gjermania si partner strategjik ka mbështetur dhe shoqëruar KOSTT-in që nga themelimi i tij në vitin 2006 dhe jam i gëzuar që edhe më tutje Gjermania do të këshilloj dhe shoqëroj KOSTT-in përmes bankës së mirënjohur KFW”.
  
Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it në shenjë falenderimi ndaj RF të Gjermanisë ndau mirënjohje për bashkëpunimin dhe kontributin si në aspektin zhvillimor ashtu dhe mbështetjen drejt operimit të pavarur të Sistemit të Transmetimit të Kosovës si zonë rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë, zona sinkrone e Evropës Kontinentale të ENTSO-E.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco