Milionat e Qeverisë Hoti që përfunduan tek milionerët

Milionat e Qeverisë Hoti që përfunduan tek milionerët

17:58, 23/04/2021

Qeveria Hoti në tetor të vitit të kaluar kishte shpërndarë 60 milionë euro për afër 37 mijë biznese private në Kosovë të cilat ishin prekur nga pandemia COVID-19.

Paratë u ndanë në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

Kurse, dje Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka publikuar listën e bizneseve që kanë përfituar më së shumti nga kjo masë.

E bizneset që përfituan më së shumti nga ky fond, ishin ato të cilat nuk e ndalën punën për asnjë moment gjatë pandemisë.

Supermarketet, pikat e derivateve, spitale private e shumë biznese tjera, ishin në top 50-shen e përfituesve më të mëdhenjë, që sollën reagime të shumta.

Ekonomisti Jakup Bellaqa, për Syri.net Kosova, thotë se kjo ndarje e fondeve dëshmon se gjatë ndarjes ka pasur një pabarazi sociale.

Sipas tij, në krye të listës do duhej të ishin bizneset që nuk kanë punuar fare, pasi sipas llogaritjeve janë mbi 10 mijë punëtor veç nga sektori i turizmit dhe gastronomisë që kanë mbetur pa punë.

"Bizneset që përfituan më së shumti nga pako 60 milonëshe nga ekzekutivi i kaluar, janë bizneset  që se kanë ndalur punën për asnjë moment, përkundrazi këto biznese kanë shënuar rritje të të hyrave në kohën e pandemisë, e këto biznese janë kryesishtë hipermarkete, pika të shitjes së derivateve, shitës të shërbimeve shëndetësore dhe produkteve shëndetësore që veqë  kan pasur një rritje të të hyrave edhe më shumë se në kohën para pandemisë Covid 19, ndërsa sektori i turizmit dhe gastronomia sektorët më të demtuar ku edhe sipas të dhënave, këta sektor më shumë se 10 mijë puntorë, veq në kohën e mbylljes totale, kanë humbur vendet e punës".

Ndryshe, nga kjo pako përveq supermarketeve si  Elkos, Viva e Interex u shpërblyen edhe  Ndotësi i ambientit, Devollët, ish-këshilltari i Isa Mustafës, Besnik Berisha, e shumë biznese të tjera.

Pas këtij publikimi, ishte ish ministrja e Financave në qeverinë Hoti, Hykmete Bajrami, ajo që doli me një sqarim.

Sipas saj,shpërndarja e 60 milion eurove vitin e kaluar, ka qenë masa më transparente, dhe më efikase që sipas saj e ka ndihmuar shumë sektorin privat.

Ajo i është drejtuar Muratit, duke i thënë që LDK bizneset nuk i sheh si armiq, as si konkurrentë, por si kontribuuesit e vetëm të zhvillimit ekonomik, shkruan Syri.net Kosova.

E ministria që udhëhiqet tashmë nga Murati, ka thënë se publikimi i kësaj liste është bërë në frymën e transparencës dhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend.

Këtë veprim e përshëndeti edhe Bashkimi Evropian.

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se ky është një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies.

Reagime të shumta, në lidhje me bizneset që përfituan, pati edhe nga shoqëria civile.

Demush Shasha nga EPIK  tha se Lista e 60 milionëshit për pako ekonomike iu nda kompanive ma të pasura në vend

E në këtë rast nuk munguan as kritikat nga qytetarët e Kosovës pas publikimit të dëshmive.

Ata shfrytëzuan rrjetet sociale për të hedhur kritika për përfituesit:

ImageImageImageImage

 

 

 

 
 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco