Edhe ndotësi i ambientit, shpërblehet nga Qeveria Hoti

Edhe ndotësi i ambientit, shpërblehet nga Qeveria Hoti

19:54, 22/04/2021

Covid-19 është virusi i cili sulmon kryesisht mushkëritë e pacientëve. Por në emër të kësaj pandemie, nga Fondi i Qeverisë së Kosovës ka përfituar njëra nga kompanitë e cila sipas njohësve të mjedisit, por edhe nga raportet e institucioneve shtetërore llogaritet njëri nga ndotësit më të mëdhenj të ajrit. Bëhet fjalë për kompaninë “Sharr Cem” nga Hani i Elezit.

Kjo kompani është shpërblyer nga Qeveria e Kosovës me 110 mijë e 223 euro.

Kujtojmë që sot Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar listën e bizneseve që kanë përfituar më së shumti nga pakoja prej 60 milionë eurove, e shpërndarë në tetor të vitit 2020 për të ndihmuar bizneset që u dëmtuan nga pandemia e Coronavirusit.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë në tetor të vitit 2020”, ka shkruar Murati.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco