Norvegjia e përkushtuar ta mbështes zhvillimin ekonomik të Kosovës

Norvegjia e përkushtuar ta mbështes zhvillimin ekonomik të Kosovës

14:18, 21/04/2021

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendësministri Mentor Arifaj, kanë pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Jens Erik Grondahl.

 

Ministrja Rizvanolli e falënderoi ambasadorin norvegjez për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, ndërsa e njoftoi mbi prioritetet e ministrisë lidhur me zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

Ambasadori Grondahl e uroi ministren Rizvanolli për marrjen e detyrës së re dhe shprehu se mirëpret bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, duke besuar në një qeverisje të mirë dhe transparente.

Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Grondahl diskutuan më gjerësisht për mundësitë e bashkëpunimit në çështje lidhur me energjinë, burimet e ripërtritshme dhe në fushën e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit.

Ambasadori Grondahl theksoi se Norvegjia do të qëndrojë e përkushtuar për të mbështetur Kosovën dhe për të ndihmuar zhvillimin e saj ekonomik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco