​Ministria e Bujqësisë i del në krahë prodhuesit bujqësor

​Ministria e Bujqësisë i del në krahë prodhuesit bujqësor

11:07, 20/04/2021

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka nënshkruar tridhjetë e dy vendime (32), përmes të cilave mundësohet regjistrimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB). Përmes këtyre vendimeve, përcaktohen se cilat produkte lejohen që të importohen, tregtohen dhe përdoren nga prodhuesit bujqësor, për t’i mbrojtur bimët nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm.

 

Nëpërmjet një komunikate për media nga kjo ministri thuhet se “Ministri Faton Peci është i përkushtuar që në vazhdimësi përmes masave të ndryshme që do të ndërmarrë si udhëheqës i këtij dikasteri, të mbrojë prodhuesit në vend, me qëllim që prodhimtaria e tyre të zhvillohet dhe fuqizohet, konform masave mbrojtëse në çdo periudhë”.

Ndryshe, të gjitha vendimet e nënshkruara nga ministri, sipas procedurave të rregullta do të publikohen edhe në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, ku do të kenë qasje të gjithë të interesuarit për këto regjistra

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco