Premtimi i parë serioz për investime, 300 milionë për energjinë e ripërtëritshme

Premtimi i parë serioz për investime, 300 milionë për energjinë e ripërtëritshme

15:25, 19/04/2021

Skëndërbeg Klaiqi, biznesmen, lobist dhe aktivist në diasporë, ka njoftuar përmes Facebook-ut se ka interesim për investime në Kosovë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, raporton Syri.net Kosova.

“Në një konferencë online  me Zv.Kryeministrin e Republikës së Kosovës Besnik Bislimin, me Drejtorin e projektit për rritjen e kapacitetit të energjisë elektrike z Bauer, me Atasheun tregtar nga Emiratet e Bashkuar z. Dishoni dhe unë si Drejtor për Ballkan për projektet e energjisë së ripërtritshme pranë Kompanisë që dëshiron të investojë në një projekt më shumë se 300 milion Euro në Republikën e Kosovës.”, ka shkruar Klaiqi.

Sipas tij qeveria Kurti po përkrah investorët potencialë, që kan interes për të investuar në Republikën e Kosovës.

“Me z. Bislimi u dakorduam që të takohemi edhe në Konferencën e një majit që do të organizohet nga Lobi Shqiptar- Euro-Atlantik, e që do ti mbledh bashkë shumë investorë potencial të huaj dhe shqiptarë”, ka shtuar më tej ai, raporton Syri.net Kosova.

Klaiqi nuk ka treguar se cila kompani, është e interesuar të investojë 300 milionë euro në Kosovë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco