Sivjet drejt 4 milionëshit, rekord në Gjakovë

Sivjet drejt 4 milionëshit, rekord në Gjakovë

12:50, 19/04/2021

Komuna e Gjakovës ka shënuar rekord në rritjen e të hyrave vetanake, gjë kjo e cila pritet të përkthehet në më shumë investime kapitale në të mirë të qytetarëve të Gjakovës, madje për këtë nuk ka penguar as situata e rëndë me pandeminë Covid – 19.

Sipas raportit tre mujor, Janar – Mars 2021, janë arritur të grumbullohen 907 mijë e 746 Euro.

Sipas drejtorit të drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj, bazuar në këtë trend, deri në fund të vitit fiskal pritet të grumbullohen mbi 4 milion Euro, dukshëm më shumë sesa planifikimi paraprak për 3.4 milion Euro.

Komuna e Gjakovës falënderon qytetarët për korrektësinë e tyre në kryerjen e obligimeve ndaj komunës dhe në të njëjtën kohë premton se të gjitha këto mjete do të kthehen tek qytetarët përmes investimeve të ndryshme.

Në foto janë disa nga shumë projektet e realizuara në vitin 2020 nga mjetet e siguruara nga të hyrat vetanake. Shumë projekte e shumë investime të tilla do të ketë edhe gjatë vitit 2021.
 

Komuna e Gjakovës ka shënuar rekord në rritjen e të hyrave vetanake, gjë kjo e cila pritet të përkthehet në më shumë...

Posted by Kuvendi Komunal - Gjakovë on Monday, April 19, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco