Situatë dramatike e biznesit kosovar, gati gjysma e kompanive në kolaps

Situatë dramatike e biznesit kosovar, gati gjysma e kompanive në kolaps

11:11, 19/04/2021

45 për qind e bizneseve në Kosovë, kanë deklaruar se gjendja e tyre ka qenë jo e kënaqshme në tremujor e katërt të vitit 2020.

Këto të dhëna janë publikuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, pas një anketimi që ka bërë me bizneset kosovare.

Sipas këtyre të dhënave në krahasim me tremujorin e tretë gjendja e biznesit ka shënuar një përmirësim të lehtë, pasi që përqindja e bizneseve që vlerësojnë situatën e aktuale si të pakënaqshme është më e vogël për pritje pozitive.

Nga anketimi ka dalë se  në tremujorin e katër të vitit 2019, 23 për qind e kompanive kanë pasur pritje të rritjes së numrit të punëtorëve, ndërsa  në tremujorin e 4 të  vitit 2020 janë 12 për qind e kompanive që kanë pritje për rritje të  numrin e punëtorëve.

Sipas të dhënave 41 për qind e kompanive presin që në gjashtë mujorin e ardhshëm të vitit 2021 presin  situata e tyre do të përmirësohet

Ndërsa, kompanitë ka vlerësuar disa faktorë si pengesa për të bërë biznes, ku mungesa e porosive si barrierë është për 49% , konkurrenca jo lejale 37%,  norma e lartë e interesit 35%,  mungesa e mjeteve financiare 35%, konsumatorët nuk paguajnë më kohë 26%, ekonomia informale 25%, mungesa e kapaciteteve teknike 17 % etj.

Kreu i OEK-ut, Berat Rukiqi tha se gjendja e deklaruar nga bizneset ka qenë e pritshme, duke pas parasysh edhe situatën me pandeminë.

Ai tha se në këtë anketë janë përfshirë 358 ndërmarrje në sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë, prodhimi, ndërtimtaria dhe shërbime të ndryshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco