Shpella e Gadimes, hapet për vizitorë

Shpella e Gadimes, hapet për vizitorë

10:01, 19/04/2021

Nga sot do të hapet për vizitorë edhe Shpella e Gadimes, njofton Syri.net Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, derisa njoftojnë se hapja e shpellës për vizitorë do të përcillet me disa masa mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të përcaktuara sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik.

Postimi i plotë:

Shpella e Gadimes, hapet për vizitorë!

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, njofton se në kuadër të lehtësimit të masave kundër COVID19, nga dita e sotme do të hapet për vizitorë Monumenti i Natyrës me Rëndësi të Veçantë Shpella e Gadimes.

Hapja e shpellës për vizitorë do të përcillet me disa masa mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të përcaktuara sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik dhe manualit për parandalimin e përhapjes së COVID19.

Në kuadër të këtyre masave mbrojtëse, vizitorët obligohen të jenë të pajisur me maska, ndërsa vizitat në shpellë do të organizohen në grupe të vogla të vizitorëve. Orari i vizitave në shpellë do të jetë sipas orarit të rregullt të punës nga ora 8:30-15:30.

Shpella e Gadimes, hapet për vizitorë! Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, njofton se në kuadër të...

Posted by Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves on Sunday, April 18, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco