Pas vendimit të masave të reja, kërkohet ndihmë për bizneset që janë prekë nga masat e fundit

Pas vendimit të masave të reja, kërkohet ndihmë për bizneset që janë prekë nga masat e fundit

23:11, 18/04/2021

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se pas vendosjes së masave të reja kundër Covid-19 dhe hapjes së të gjithë sektorëve, duhet të miratohet ndihma financiare e premtuar, për bizneset e prekura nga masat e fundit.

Përveç kësaj, Rukiqi kërkon që vera të jetë me sa më pak kufizime, dhe të sigurohet vaksinimi masiv i qytetarëve, shkruan Syri.net Kosova.

Postimi i plotë:

Masat e reja u miratuan dhe te gjithe sektoret po hapen (sic e kemi paralajmeruar para dy jave). Vazhdojme te besojme qe hapja e percjellur me respektim strikt te masave dhe proces paralel te vaksinimit masiv te qytetareve eshte zgjidhja e vetme e qendrueshme, ne menaxhimin e pandemise.

Perndryshe, pune profesionale nga shoqata e gastronomeve dhe rrjeti i shitesve me pakice ne sigurimin e kushteve optimale per punen e ketyre sektoreve, me masat qe do te zbatohen ne vijim.

Tash duhet qe:

– Masat te respektohen nga operatoret ekonomik, qe veren ta presim me sa me pak kufizime;

– Te miratohet sa me shpejt, ndihma financiare e premtuar, per bizneset e prekura nga masat e fundit;

– Te sigurohet vaksinimi masiv i qytetareve, si nje nder parakushtet baze per rimekembje te ekonomise.

Mbani distancen, vendoseni masken ashtu si kerkohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco