Trendi aktual i humbjeve llogaritet të jetë rreth 30 milionë euro

Trendi aktual i humbjeve llogaritet të jetë rreth 30 milionë euro

19:00, 17/04/2021

Vendimi i Qeverisë për mbylljen e bizneseve për dy javë, do të ndikojë në uljen e qarkullimit dhe të konsumit,madje sipas AKB-së trendi aktual i humbjeve në Kosovë është rreth 30 milionë euro. 
Masat e Qeverisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e Coronavirusit, të cila janë në fuqi nga data 7 prill, përfshijnë pezullimin e aktiviteteve në shërbimet e gastronomisë, përveç shërbimeve “merr me vete” dhe atyre me porosi. Po ashtu është e ndaluar veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini dy çështje me rëndësi që Qeveria duhet të ketë prioritet është sigurimi i sa më shumë vaksinave dhe rimëkëmbja ekonomike.

Shahini theksoi se Kosovës do t’i duhet katër vjet rikuperimi dhe kthimi në gjendjen e vitit 2019.

Sipas tij janë dy probleme që ne ende nuk e dimë strategjinë e qeverisë së vendit se si do t’i qaset. Është problemi i vaksinimit dhe rimëkëmbjes. Në trendin aktual që është duke shkuar vaksinimi në Kosovë nuk do të përfundojë së paku për tri deri në 4 vjetët e ardhshme. Dhe nëse nuk bëhet strategji për rimëkëmbje zhvillimore dhe strategji për ekonominë e vendit, për nxitje të investimeve dhe marrje të fondeve nga institucionet dhe klubet e ndryshme financiare botërore Kosovës do t’i duhet 4 vjet rikuperimi dhe kthimi i një gjendje të vitit 2019″. 

“Po dyshoj se Qeveria e vendit nuk ka njerëz të mjaftueshëm të ekspertëve ekonomik dhe shëndetësor për të bërë strategji të përbashkët në mënyrë që të jetë sa më e shkurtër koha e vaksinimit dhe dalja nga kriza. Gastronomia është një nga sektorët në ekonomi që merr pjesë. Këto ditë ata nuk kanë ku t’i shesin prodhimet vendore qoftë edhe bulmetet dhe ka rënë çmimi i tyre dhe kjo do të varfërojë bizneset familjare", tha Shahini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco