Hekuran Murati ia lëshon një fluskë 'bombës' së gastronomëve në prag të falimentimit

Hekuran Murati ia lëshon një fluskë 'bombës' së gastronomëve në prag të falimentimit

20:30, 07/04/2021 Nga Dardan Gashi

Gati 24 orë nga fillimi i zbatimit të masave të reja , gastronomët kosovarë ende nuk kanë njohuri se cila do jetë ndihma nga shteti, pas mbylljes 12 ditore me të cilën do përballen. Konferenca e ministrit të Financave,Hekuran Muratit, pavarësisht se u prit me mjaft kurreshtje, ku pritej një plan konkret lidhur me ndihmën që do ofronte shteti karshi bizneseve që do afektoheshin nga këto masa, kaloi me premtimin e vetëm se të njejtat do mbështeten për qiratë dhe pagat e punëtorëve, pa dhënë detaje shtesë. E tëra në fund u proklamua vetëm si një ide

Dardan GASHI

 

Në ditën e parë të mbylljes së gastronomisë, pas masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës, kundër përhapjes së koronavirusit, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka folur para mediave.

Ministri Murati,  tha se kryesisht do të fokusohen në mbështetjen e shpenzimeve fikse si qiraja dhe pagat e punëtorëve.

“Sa i përket masave që do të meren për mbështetjen e bizneseve që preken nga vendimet e MSH-së, ne i kemi takuar përfaqësuesit e këtyre sektoreve dhe i kemisiguruar që mbështetja nuk do të mungojë, por vendimi për masat konkrete do të vijë ditët në vijim. Qiratë dhe pagat e punëtorëve, synimi ynë është të ruhet shëndeti ekonomik, por pikë së pari të ruhen vendet e punes sepse mbështesin familje të tëra. Ditët në vijim do t’i takojmë përfaqësuesit e sektorëve në fjalë. Pak a shumë e kemi idenë, pra mbështetja në shpenzime fikse, qira dhe paga, por sektorët kanë dallime dhe për çdo sektor duhet të bëhet një dallim specifik.”, tha Murati.

Vetëm pak minuta, pas përfundimit të kësaj konference, Syri.net Kosova ka kontaktuar me Arian Vranican nga Shoqata e Gastronomëve.

Vranica, për Syri.net Kosova thotë se nuk ka qenë pritshmëria që menjëherë të dilet me një plan konkret se si do subvencionohen gastronomët, cilat do të jenë kriteret apo si do të jenë masat sa i përket mbështetjes financiare të këtij sektori

Ai deklaron se, presin nga Qeveria që në afatin 12 ditorë, MF të dal me një plan konkret për mbështetjen ndaj këtij sektori.

“Ne presim si Shoqatë, pasi e kemi marrë edhe një vendim në bazë të Këshillt të Gastronomëve të Kosovës që brenda afatit kohor 12 ditore, Ministria e Financave të dal me plan konkret sa i përket mbështetjes financiare të gjysmës së qirave dhe gjysmës së pagave të punëtorëve”.

Vranica, thotë se presin që ditëve në vijim të kenë një takim me ministrin e Financave, në menyrë që të ndajnë të dhënat dhe sa i përket masave që duhet të mirren në kuptim të dizajnimit të kësaj pakoje për këtë periudhe kohore 12 ditore dhe tani të shohin gjatë këtyre ditëve që të bëhet kjo llojë analizë dhe të merret vendimi për mbështetjen financiare për sektorin e gastronomisë.

Përveq subvencionimit të qirasë dhe pagave të punëtorëve, Vranica thkeson se do të ishte e udhës që të ketë mbështetje edhe direkte për bizneset.

 

“Ne e dijmë që nga fillimi i pandemisë barra kryesore i është vënë pronarve të cilët kanë bizneset e tyre të gastronomisë, duke u përgjigjur në kuptim të tkurrjes së shërbimeve operative dhe e dijmë që likuiditeti është tkurrur tej mase deri me tani dhe dëmet janë përshkallzuar edhe më tepër sidomos me masën e fundit, do të duhej të ishte edhe një masë e tillë”.
 

Sipas tij, paraprakisht kjo masë, do të duhet të analizohej më mirë para se të ndodhte mbyllja e sektorit, sepse gjithmonë po i kthehen episodeve të kaluara, ku pas shkaktimit te dëmit, vetëm atëherë është menduar për punëtorët, bizneset dhe cilat janë kriteret për përfituesit.

 

“Kemi ende pako e cila është duke u zbatuar, pasi nuk ështe menduar si duhet, andaj, duhet koncentrohemi më shumë në kuptim të evidentimit të këtyre bizneseve, atyre bizneseve që nuk kanë performuar mirë gjatë pandemisë, në mënyrë që të jenë përfituesit më të medhenjë, sepse edhe kapacitetet buxhetore janë të mangta, andaj duhet te orintohen me prioritizmim në sektorët të cilët kanë pësuar dëme më të mëdha.

 

Se a presin që masat e marra të vazhdohen pas datës 18 prill, Vranica  thotë se së pari nuk mund të paragjykojnë se a do të ketë ndonjë vazhdimësi të këtyre masave aktuale, duke shtuar se as për masat e marra nuk janë konsultuar fare nga Qeveria.

 Ne kemi kundërshtuar edhe masat të cilat janë marrë, sepse nuk janë marrë në konsultim me Shoqatën e Gastronomëve dhe të gjitha Odat dhe Shoqatat të cilat përfaqësojnë interesat e sektorit të gastronomise, apo çfarëdo interesi. Ne e dijmë që dëmet janë të jashtëzakonshme. E kemi pasur një raport hulumtues sa i përket dëmeve që janë shkaktuar në sektorin e gastronomisë , në 23 nëntor të 2020, për të dhënat që janë mbledhur deri në fund të muajit tetor. Sipas atyre të dhënave, ka pasur një përshkallëzim sa i përket performacës së bizneseve, ku 89 përqind e tyre kanë performuar me humbje, 11 prej tyre në gjendje rentabile dhe shkalla e falimentimit të bizneseve mund të shkonte deri në 13 përqind në atë kohë, kur bizneset funksionin deri në orën 19:00”.

Pavarësisht se me masat e reja, lejohet shërbimi ‘take away’ dhe ‘delivery’, Vranica thotë se duhet pasur parasysh që një numër i madh i bizneseve nuk e operojnë në këtë formë, shkaku i hapësirës së shkurtër të transformimit të veprimtarisë nga ana e bizneseve

Ai shton se, duhet bërë e qartë se nuk duhet të kemi veprime ad-hoc, duhet të ketë një analizë të mirëfilltë, sepse dëmet janë shumë të mëdha dhe barra po iu bartet pronarve të bizneseve, sepse shteti nuk mund të iu garantoj më paga të gjithe sektorit privat.

“Ne e dijmë që ka humbje të inventarit, në javë ka 540 euro humbje, në bazë të raportit hulumtues, punëtorët tentojmë ti mbajmë , kjo është një lloj ngarkese e jashtëzakonshme, sepse  po ka probleme edhe me rikthimin e gastronomisë kurdo që ka hapje”.

Përfaqësuesi i gastronomëve, vlerëson se është me prioritet që pas 12 ditëve duhet të dalim të hapur.

“ Si vendim që ka marr Shoqata në bazë të Këshillit Drejtues të hënën, ka vendosur që për këto 12 ditë të ketë planin konkret për hapjen, strategjinë e hapjes, vendimin dhe analizimin e të gjithë numrit të punëtorëve , numrit të bizneseve që janë hapur gjatë pandemisë, numrin konkret të përfituesve dhe analizimin e kapaciteteve buxhetore dhe marrjen e vendimit për subvencionimin e sektorit të gastronomisë”

Vranica për fund deklaron se, nëse nuk ka plan konkret, pas datës 18 natyrisht që rruga e vetme janë protestat, e gastronomët nuk do jenë vetëm, pasi për to do të ketë përkrahje edhe nga sindikatat, shoqatat dhe odat që përfaqësojnë interesat e ndryshme industriale.

Në anën tjetër, njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa, për Syri.net Kosova thotë se  nëse do ekzekutohej ndihma financiare për bizneset që nga fillimi i mbylljes, normalisht edhe pasojat do te ishin ma te vogla.

Rasti konkret sipaj tij është viti i kaluar dhe fillimi i vitit 2021, ku pasojat dhe humbjet ishin shumë të mëdha sepse dora e shtetit nuk ishte prezente.

Bellaqa, paralajmërimin e MF-së, për subvencionimin e pagave dhe qirave për bizneset që do afektohen nga kjo mbyllje 12 ditore e cilëson të drejtë.

 

 E vlersoj të drejtë subvencionimin e pagave te punëtorëve dhe të qiras, sepse pas kësaj situate në bazē të dhënave në teren dhe pas vlerësimit të situatës përmes një komisioni vlerësues që i vlerson pasojat dhe humbjet ekonomike nënkuptohen edhe dhënja e ndihmave financiare nga shteti’

Ai tutje shton se shteti do të duhej që ta ndihmonte sektorin privat, ku përfshihen edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
 

“Sektori privat e zhvillon ekonomimë dhe e mbanë dhe e zhvillonë edhe shtetin sepse krijonë te hyra te rregullta buxhetore”

 

 

Ndryshe, gjatë konferencës së sotme ministri Murati, ka paralajmëruar edhe sjelljen e një Pakoje të Rimëkëmbjes për bizneset, ku do të ketë përfshierje më të gjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco