Paralajmërim i frikshëm për fermerët kosovarë, kujdes prej sonte

Paralajmërim i frikshëm për fermerët kosovarë, kujdes prej sonte

13:33, 07/04/2021

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën  e Rahovecit iu ka rekomanduar fermerëve të Kosovës që në rreshtat e vreshtave dhe përreth saj të ndezet kashtë e lagur me qellim të tymosjes e cila ndikon direkt në ngritjen e temperaturës.

Krejt kjo, me paralajmërimin se Kosova nga sonte pritet të përfshihen nga masat e ftohta ajrore me origjinë nga Arktiku, duke sjellë sërish reshje bore dhe ulje të temperaturave deri në -6 gradë Celsius, e që sipas tij kjo ndikon në shmangien e çfarëdo fatkeqësie, transmeton Syri.net Kosova.

“Kur temperatura të arrijë -0.6 °C rekomandohet që në rreshta të vreshtave dhe përreth saj të ndezët kashtë e lagur me qellim të tymosjes e cila ndikon direkt në ngritjen e temperaturës, ngrohja me vazo të metalta të cilat mbushen me naftë dhe tekstil për djegie. Ndërsa këto ulje të temperaturave gjatë këtyre viteve kanë sjellë probleme dhe dëme edhe në kulturat perimore të mbjella në ambiente të mbrojtura (në sera). Ulja e temperaturave nën 6 0C tek kulturat perimore janë shumë të dëmshme andaj këto kultura nuk mund ti rezistojnë këtij minimumi për kohë të gjatë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Postimi i plotë:

Fermerë të nderuar duke nisur nga sonte, Kosova pritet të përfshihen nga masat e ftohta ajrore me origjinë nga Arktiku,...

Posted by Drejtoria e Bujqësisë - Rahovec on Wednesday, April 7, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco