Trajtimi e rritja e eksporteve Made in Kosova mbetet fokus i Klubit të Prodhuesve

Trajtimi e rritja e eksporteve Made in Kosova mbetet fokus i Klubit të Prodhuesve

11:01, 07/04/2021

Astrit Panxha, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, takoi zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ku diskutuan për gjendjen e ekonomisë në vend si dhe masat e reja antiCOVID-19. 

Në takim ishte prezent edhe sekretari i Klubit të Prodhuesve Vllaznim Osmani, ku gjatë takimit u diskutua më shumë për sektorin e prodhimit, dhe potencialin e tij përgjatë këtij viti. 

Zyrtarët e Klubit të Prodhuesve e informuan zëvendëskryeministrin Bislimi për pikësynimet e programit dhe aktiviteteve të cilat planifikon që ti zhvilloj, ku fokusi do të jetë tek trajnimi dhe rritja e eksporteve për produktet Made in Kosova. 

Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdoi edhe në të ardhmen, dhe ky bashkëpunim të thellohet në projekte konkrete të cilat do të kontribuonin për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të prodhimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco