KEK-u lëshon urdhëresë për respektim të masave anti-COVID, shkelja e saj çon në masa disiplinore

KEK-u lëshon urdhëresë për respektim të masave anti-COVID, shkelja e saj çon në masa disiplinore

18:01, 06/04/2021

Korporata Energjetike e Kosovës ka lëshuar urdhëresë ndaj punëtorëve të saj për respektimin e masave anti-COVID-19.

Konform vendimit të Qeverisë për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, KEK-u në mbledhjen e menaxhmentit ka kërkuar respektimin e masave.

Ndër pikat të cilat janë shënuar në urdhëresë përfshijnë bartjen e maskave, distancën sociale, që zyrat dhe departamentet të mbajnë dezinfektues e maska në hyrje të objektit dhe shenjat që tregojnë distancën që duhet të mbahet. Më tej, thuhet se stafi jo esencial duhet të lirohet nga puna dhe të krijohen kushtet për punë nga distanca.

 

Në fund thuhet se “çdo dështim në respektimin e kësaj Urdhërese paraqet bazë për masa disiplinore deri në dhe duke përfshirë ndërprerjen e marrëdhënies së punës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco