Rukiqi e jep sihariqin për bizneset, shpëtojnë miliona euro dhe qindra vende pune

Rukiqi e jep sihariqin për bizneset, shpëtojnë miliona euro dhe qindra vende pune

17:52, 31/03/2021

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka dhënë një lajm të mirë.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se është arritur që të shpëtohen miliona euro e qindra vende pune, shkruan Syri Kosova.

“Bashkarisht te angazhuar me Parlamentin dhe Qeverine, per vitin e trete me rradhe, arritem te shtyjme daljen e kompanive kryesore te vendit ne treg te “derregulluar” te energjise elektrike. Anomalia qe krijonte kjo situate e re per keto kompani, do te reflektohej me rritje te kostove te energjise elektrike, deri ne 30% per shumicen e bizneseve te medha, sidomos ato nga sektori i prodhimit. Vendimi i sotem per shtyrje te zbatimit te rregullave per daljen e nje pjese te bizneseve ne treg te derregulluar te energjise ka shpetuar miliona euro te bizneseve dhe qindra vende pune” shkroi ai.

Po ashtu, Rukiqi tha se nuk do të ketë investime serioze në Kosove, pa një zgjidhje afatgjate për sektorin e energjisë. Ditëve në vazhdim me Kuvendin dhe Qeverine do te fillojme diskutimet për këtë ka theksuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco