Fondi Sovran dhe Banka Zhvillimore, sfida që e pret Vetëvendosjen pas fitores në zgjedhje

Fondi Sovran dhe Banka Zhvillimore, sfida që e pret Vetëvendosjen pas fitores në zgjedhje

11:41, 18/02/2021

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2021, nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje.

Si parti e cila pritet ta krijoj qeverinë e re, VV gjatë fushatës zgjedhore dha shumë premtime.

Në mesin e premtimeve nga kjo parti, ato të cilat nxitën kureshtjen ishin zotimet në ekonomi.

Ato që nxitën kureshtjen ishin zotimet për krijimin e Fondit Sovran dhe Bankës Zhvillimore, si element që do ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Do ta krijojmë Fondin Sovran dhe Bankën Zhvillimore të Republikës së Kosovës. Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së tyre. Agjencinë Kosovare të Privatizimit do të shuhet dhe asetet e saj do i kalojnë në pronësi Fondit Sovran” thuhet në planin e VV-së. (Linku- faqe 11).

 

Image

Kritjimi i tyre, pati shumë pikëpytje nga njohësit e ekonomisë në  vend.

Ditë më parë, profesori i ekonomisë, Musa Limani, për Syri.net Kosova, deklaroi se nuk ka nevojë të formohen fonde, sido që të quhen ato, apo banka të reja, por duhet, duke mos lënë anash edhe masat e tjera, të zbatohet politikë kreditore e favorshme (e butë) për bizneset dhe qytetarët.

Ndryshe, u deklarua, eksperti financiar, Florin Aliu, I cili ka mendim tjetër lidhur me këto premtime, por të rezervuar, pasi për të njëjtat vlerësoi se ka mungesë të detajeve të rëndësishme.

Ai thotë se Banka Zhvillimore si koncept tenton të bëjë presion në normat e interesit në sistemin bankar të Kosovë,s që të ulen ato.

 Sipas tij, suksesi i Bankës Zhvillimore varet edhe nga madhësia e saj, ku mund të luajë rolin e një banke qëndrore të munguar për Kosovën.

Ndryshe, Qeveria e re e dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit, pritet të përballet me shumë probleme në ekonomi, si pasojë e situatës së krijuar me pandeminë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco