Krasniqi jep lajm optimist, pas goditjes pandemike gjatë vitit 2021 ekonomia pritet të ketë rritje prej 5.2%

Krasniqi jep lajm optimist, pas goditjes pandemike gjatë vitit 2021 ekonomia pritet të ketë rritje prej 5.2%

11:28, 18/11/2020

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Gjatë raportimit në këtë komision zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi ka thënë se gjatë vitit 2021 pritet që ekonomia të ketë një rritje prej 5.2%.

“Ne vlerësojnë që ekonomia në vitin 2021 ekonomia të rritet me një normë prej 5.2%", ka thënë ai.

Sipas Krasniqit edhe në vitin 2021 është programi për Rimëkëmbje Ekonomike në shumë prej 182 milionë euro te shpenzimet.

"Edhe vitin 2021 te shpenzimet është programi për rimëkëmbje ekonomike ku është aprovuar një shumë prej 182 milionë euro, ku një pjesë është e destinuar për sektorin e shëndetësisë”.

Krasniqi ka sqaruar se buxheti është përgatitur në koordinim me FMN-në.

“Me rishikimin të kufijve buxhetor që kanë ndodh për vitin 2021/23, ne mendojmë qe si ministri që kemi përgatitur një projektligj që është gjithëpërfshirës dhe i përgjigjet sfidave që kemi para neve”.

“Këtë projektligj e kemi përgatitur në koordinim me FMN-në, dhe është përgatitu brenda rregullave”. ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco