Sindikata e Trepçës ankohet: Secila parti që vjen në pushtet po bën ndryshime

Sindikata e Trepçës ankohet: Secila parti që vjen në pushtet po bën ndryshime

07:52, 18/11/2020

Rrahmon Beqiri nga sindikata e re e Trepçës është ankuar në lidhje me punësimet që po bëhen në këtë ndërmarrje.

Në një intervistë për Edicionin Special ai u shpreh se po punësohen njerëz pa nevojë, si p.sh. pesë juristë, dhe kjo sipas tij është e panevojshme.

“Nuk jam kundër tyre, por duhet të jenë disa njerëz që kanë dhënë kontribut më të madh, ose të mos jenë klane të njerëzve e partive të ndryshme”.

Menaxhmentit të Trepçës i konvenon që të jenë vetëm këta persona dhe jo të tjerët. Secila parti që vjen në pushtet aty bën ndryshime. Ne vetëm procesin e kundërshtojmë, jo individët”.

“Dikur janë vlerësuar në bazë të drejtuesve të minierës se cili inxhinier është më i suksesshëm, ndërsa tani në mënyrë të paligjshme janë emëruar disa poste”.

“Në kushte të rënda jemi duke punuar, na mungojnë mjetet bazike të punës. Njerëzit vijne punojne me rroba civile në miniere. Pagat nuk i kemi marr. Besoj që i marrim por muajin e ardhshëm nuk e di çka do të bëjmë”, u shpreh Beqiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco