E pranon vetë ministrja, pas vjedhjes i dërgoi letër ambasadorit italian për 'Guardia di Finanza'

E pranon vetë ministrja, pas vjedhjes i dërgoi letër ambasadorit italian për 'Guardia di Finanza'

21:02, 15/11/2020

Se e ka ftuar që të hetohet vjedhja e 2 milionëshit në thesarin e shtetit, 'Guardia di Finanzan' e ka pranuar edhe vetë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, shkruan Syri.net Kosova.

Ajo pas lajmit ekskluziv që ka bërë para dy dite Syri.net Kosova ka shkruar në Facebook se 'Kundër hajnave edhe me Guardia di Finanzia'.

Më 6 tetor 2020, Gurdia di Finanza bashkë me Ambasadorin italian z. Nicola Orlando kanë vizituar Ministrinë e Financave. Kemi zhvilluar takim pune ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të ATK-së, Doganave dhe të Njësisë së Inteligjencës Financiare. Në këtë takim kemi biseduar për një projekt të mundshëm në mes Gurdia di Finanza, ATK-së, Doganës dhe NJIF, projekt ky që do të financohej nga BE. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është luftimin e evazionit, informalitetit, kontrabandës, pastrimit të parave dhe aktiviteteve tjera të kundërligjshme që dëmtojnë financat publike.
  
Në atë takim jemi pajtuar që institucionet tona të identifikojnë fushat ku dëshirojnë bashkëpunim, gjë të cilën e kanë bërë me kohë. 

Pas vjedhjes në Thesar, në cilësinë e Ministres së Financave i kam dërguar letër ambasadorit Italian, që në fusha të bashkëpunimit të përfshihet edhe Thesari, me theks auditimi në Thesar, por edhe ngritja e nivelit të sigurisë dhe integritetit të sistemit. Njëherit kam kërkuar nga ambasadori i BE-së z.Tomas Szunyog edhe mbushjen financiarë nga BE që Gurdia di Finaza të auditojë Thesarin.", ka njoftuar Bajrami në Facebook.

Ajo ka shtuar se "E kam thënë edhe një herë e përsëris edhe sot se lufta kundër hajnave do të vazhdojë me krejt kapacitetet e mundshme VENDORE E NDËRKOMBËTARE pavarësisht lidhjeve të atyre që kryejnë krime, do të ndiqen deri në fund.".

Lexoni reagimin e plotë:

Kundër hajnave edhe me Guardia di Finanzia Më 6 tetor 2020, Gurdia di Finanza bashkë me Ambasadorin italian z. Nicola...

Posted by Hykmete N. Bajrami on Sunday, November 15, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco