Vjedhja e 2 milionëshit/‘Guardia di Finanza’ zbarkon për hetim në Ministrinë e Financave, skeptike Shoqëria civile

Vjedhja e 2 milionëshit/‘Guardia di Finanza’ zbarkon për hetim në Ministrinë e Financave, skeptike Shoqëria civile

19:30, 13/11/2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, deklaroi para disa ditësh që është vu në kontakt me Guardia di Finanza, përmes ambasadorin të Italisë në Kosovë, për ta marrë dhe për ta hetuar transferin e mbi 2 milionë eurove që ndodhi kundërligjshëm në këtë dikaster.

Burime të Syri.net Kosova kanë treguar se tashmë ky institucion hetues italian i ka marr dosjet nga Ministria e Financave për ta hetuar nga afër transferin që çoi miliona euro në një llogari të një biznesi që nuk kishte kryer asnjë punë për shtetin.

Sipas të njëjtin burim, Guardia di Finanza do të auditoi dhe hetoj të gjitha dokumentet, për të parë nëse kanë ndodhur edhe më herët transfere të tilla të kundërligjshme që e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit.

Syri.net  Kosova ka dërguar pyetje në Ministri të Financave para më shumë se një jave, por nuk kanë kthyer përgjigje.

 Madje pyetje i janë drejtuar edhe ministres Bajrami, por ajo nuk ka dhënë asnjë sqarim për kërkesën që e ka bërë në Guardia di Finanza.

Mirëpo, kjo kërkesë e ministres Bajrami nga shoqëria civile po shihet me skepticizëm.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Instituti të Kosovës për Drejtësi ka thënë se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme profesionale qoftë brenda Policisë së Kosovës apo Prokurorisë Speciale me përvojë dhe ekspertizë qoftë në aspektin financiar, ekonomik apo edhe të teknologjisë informative për të trajtuar rastin në fjalë.

“Përderisa, Kosova ka përfituar nga mbështetja e vendeve mike si ShBA dhe vendet e BE-së në trajnimin dhe specializimin e personelit, Kosova ka dështuar të ndërtojë institucione me kredibilitet dhe integritet që garantojnë hetime të pavarura, të paanshme dhe të drejta”, ka thënë për Syri.net Kosova, Miftaraj.

Miftaraj po konsideron se kërkesa e ministres Bajrami tregon mosbesim në institucionet e Kosovës.

“Në anën tjetër kërkesa e ministres Bajrami dëshmon se Qeveria nuk beson në profesionalizmin dhe paanshmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës se janë të gatshme për të hetuar dhe ndjekur raste sensitive dhe komplekse.  Një qasje e tillë e vërteton atë që ne si IKD e themi vazhdimisht se për shkak të politizimit të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, kemi ardhur në një gjendje kur nuk i besojmë institucioneve tona që paguhen nga buxheti I Kosovës për të përmbushur mandatin ligjor”, ka thënë Miftaraj.

E lidhur më këtë ngjarje, Syri. net Kosova ka pyetur edhe Prokurorinë Speciale, e cila nuk ka dashur të përgjigjet.

Deri më tani është arrestuar zyrtari i thesarit, Labinot Gruda, i cili bëri transferin e 2 milionë e 77 mijë eurove në një llogari të një kompanie nga thesari i shtetit.

Ky llogaritet të jetë skandali më i madh financiar që nga themelimi i institucioneve të Kosovës. /Syri.net Kosova.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco