Raportimi i Syri.net Kosova, mobilizon ‘Trafikun Urban’

Raportimi i Syri.net Kosova, mobilizon ‘Trafikun Urban’

14:05, 22/10/2020 Nga D.G.

Transporti Urban ka njoftuar se kondukterët e autobusëve pranojnë të gjitha monedhat e imëta, që janë të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës

Ky njoftim u bë pas një ankese të një udhëtari të rregullt.

Syri.net Kosova, raportoi pikërisht për ankesën e qytetarit, i cili zgjodhi që rastin e tij ta raportoj në rrjetet sociale

Njoftimi i plotë:

Njoftim për monedhat metalike të imëta
Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe në një ankesë që e kemi pranuar nga një udhëtar i rregullt i Trafikut Urban për monedhat metalike të imëta, ju informojmë publikisht për të mënjanuar çdo keqkuptim, se nga kondukterët tanë në autobusët e Trafikut Urban, pranohen të gjitha kartëmonedhat (bankënotat) dhe monedhat metalike të cilat janë të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës.
Jemi në përpjekje të vazhdueshme për ngritje të cilësisë së shërbimit, andaj ju falënderojmë për përdorim të autobusëve tanë si pjesë e transportit publik të Prishtinës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco