Drejtori i Infektives: Trajtimi i pacientëve post-Covid zgjatë me muaj

Drejtori i Infektives: Trajtimi i pacientëve post-Covid zgjatë me muaj

09:16, 11/12/2021

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se vaksinimi duhet të ndodh shumë shpejt në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e qytetarëve.

Sipas doktor Vishaj, mundësia e shpërthimit epidemik mund të ndodh për shkak të ardhjes së diasporës në Kosovë.

“Vaksinimi i popullatës duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ata që hezitojnë duhet ta heqin këtë hezitim sepse është për të mirën e tyre dhe nuk guxojnë që të rrezikojnë në ditët në vijim që të jenë të pavaksinuar”.

“Është e ditur se në fund të vitit mërgimtarët tanë vijnë në Kosovë dhe e rrit mundësinë e përhapje së infeksionit sepse ata vijnë nga vatrat epidemike ku ka shpërthim epidemik në Gjermani Zvicër, Austri”.

Ai tha se pacientët post-Covid trajtohen në klinikën e Pulmologjisë, gjë që mund të zgjasë disa javë, por edhe me muaj të tërë.

“Ne pacientët post-Covid nuk i trajtojmë vetëm rastet sporadike. Kryesisht pacientët post-Covid trajtohen në klinikën e Pulmologjisë, por trajtimi i tyre mund të zgjasë disa javë, por edhe muaj të tërë”, tha Vishaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco