Për avokatin Genc Gjokutaj, shkrimet në mediat ndërkombëtare që flasin për kartelet shqiptare të drogës, tregojnë gjendjen alarmante të këtij trafiku jo vetëm në vendin tonë por edhe në nivel global.
I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Gjokutaj tha se lufta ndaj karteleve të drogës ka nisur në masë të madhe në SHBA, përmes një akti të posaçëm të nxjerrë nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Duke qenë se ka një rritje të madhe të këtij aktiviteti, Gjokutaj thotë se edhe përgjigja duhet të jetë me të njëjtat përmasa, përmes një lufte gjithëpërfshirëse frontale.
Por ndryshe nga sa bëjnë organet ligjzbatuese ndërkombëtare me luftën që u kanë shpallur trafiqeve dhe karteleve të drogës, e kundërta ndodh në Shqipëri.
Shteti bashkëpunon me kartelet, shton ndër të tjera avokati Gjokutaj, duke arritur deri aty sa të ndikojë në zgjedhje dhe ekonominë e vendit.
Krimi ka qenë, është dhe do të jetë. Shkrimi paraqet gjendjen alarmante. Maksimizimi i situatës sjell sensibilzim të institucioneve ligjzbatuese për kartelet. Kjo luftë ka nisur në masë të madhe në SHBA, Trump me akt të posaçëm për kartelet e e drogës, që i ka shpallur armike dhe janë qëlluar në det. Kjo është një luftë frontale, ka një rritje të madhe të këtij aktiviteti, përgjigja duhet të jetë në të njëjtat përmasa. Bota Ii ka zgjidhur problemet dhe ka vullnetin shtetëror kundër karteleve.
Ky është problem që kemi në Shqipëri, nga objekt lufte më ta, janë objekt bashkëpunimi me shtetin në funksion të zgjedhjeve e mbajtjes së pushtetit, qeveria çedon ndaj tyre, u jep leje ndërtimi, madje edhe agjencitë ligjzbatuese janë në mbështetje të tyre.
Prokurori holandez, tha se asnjë kg drogë s’ishte futur po kapot e tyre rrinin në Fier, Çorovodë e bënin trafik në Amerikën Latine. Kapot e drejtonin trafikun nga Shqipëria, se ishin të paprekeur. Kjo tregon një politikë shtetërore e lidhur me kartelet, aq sa përfaqesuesi i Sinalos shkon në zyrën e kryeministrit. Të huajt detektojnë bazat e drogës në Shqipëri, Xibraka e Hasi, gjermanët kanë ardhur në krye të policisë shqiptare, fyese për policinë tonë, pa iu treguar atyre destinacionin dhe ku po shkojnë. Këto janë fakte publike në media, dhe qeveria s’ka mbajtur asnjë përgjegjësi.
Arritja teknologjike që përdorin kartelet, kanë para më shumë se një shtet. Ata e blejnë në dorë, jo si institucionet që duhet të hapin tender. Kur u vra Bin Laden, u zbuluan se CIA dhe FBI, Bin Laden dhe eskortat e tij kishin aparatura më të avancuara se SHBA. Krimi ka para dhe do t’i shpenzojë. Është e patolerueshme, fakti i vendimmarrjes së shtetit që s’do merrem unë me ta.
© SYRI.net