FOTOLAJM/ Një grua shpëtohet pak para vdekjes

FOTOLAJM/ Një grua shpëtohet pak para vdekjes

09:42, 20/02/2020

Ky është momenti kur një grua shpëtohet pak përpara vdekjes. Ajo kishte ngecur në çatinë e makinës së saj për 12 orë. Stuhia Dennis i kishte marrë përpara makinën dhe ajo kishte përfunduar në ujë.

Një kalimtar e pa gruan 61-vjeçare dhe u hodh në aksion. Gruaja ishte me hipotermi dhe po e humbiste ndërgjegjen. Buzët e saj ishin bërë blu.

Gruaja nuk kishte pasur as sinjal telefoni. Kalimtarët e shpëtuan dhe e mbuluan me një pallto për ta mbajtur ngrohtë derisa erdhi ambulanca.

Stuhia Dennis ka përmbytur mbi 1500 banesa në Britani. Mijëra persona janë evakuuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco