VIDEO/ Teliti: Taksimi për profesionet e lira, taksë kriminale që i vendoset trurit

18:23, 23/04/2024

Dorian Teliti, këshilltar për çështjet ekonomike në PD, e konsideroi taksimin e profesioneve të lira si një taksë që i vendoset trurit, aftësive të çdo profesionisti.

Teliti tha se çdo goditje ndaj qytetarëve është e patolerueshme, por të shkosh të taksosh edhe shtresën e profesioneve të lira, kjo është edhe më e patolerueshme.

Duke shpjeguar taksimin e profesioneve të lira, Teliti tha se të gjitha kostot, përshembull të një avokati, nuk llogariten.

“Merr dy biznese të vogla me xhiro 50 mln lekë, njëri që shet fruta-perime dhe tjetri avokat. Të parit i njihen kostot 90%, ndërsa të dytit 30%. Nuk ka gjë më kriminale se të godasësh trurin, mendjen, pasi ke goditur të ardhmen”, tha Teliti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco