Koreja e Veriut braktis marrëveshjen bërthamore

Koreja e Veriut braktis marrëveshjen bërthamore

17:34, 21/01/2020

Koreja e Veriut tha të martën se nuk është më e detyruar të ndalojë testimet bërthamore dhe raketat, pasi nuk u arrit një marrëveshje me SHBA.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un vendosi një fund të dhjetorit për bisedimet e denuclearizimit me SHBA dhe këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara kishin hapur kanale komunikimi, raporton Reuters.

O’Brien tha atëherë se ai shpresonte që Kim të ndiqte angazhimet për denuklearizimin, nga takimi që ai pati gjatë samitit me Presidentin e SHBA Donald Trump.

Ju Yong Chol, një këshilltar në misionin e Koresë së Veriut në OKB në Gjenevë, tha se gjatë dy viteve të fundit, vendi i tij kishte ndalur testet bërthamore dhe gjuajtjen e provave të raketave balistike ndër-kontinentale "me qëllim që të ndërtojë besim me Shtetet e Bashkuara" .

Por Shtetet e Bashkuara ishin përgjigjur duke zhvilluar dhjetëra ushtrime të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut në gadishullin e ndarë dhe duke vendosur sanksione, tha ai.

"Ndërsa u bë e qartë tani që SHBA mbetet e pandryshuar në ambicien e saj për të bllokuar zhvillimin e KPRK-së dhe ngulfatur sistemin e saj politik, ne nuk gjetëm asnjë arsye për tu lidhur në mënyrë të njëanshme më gjatë nga angazhimi që pala tjetër nuk arrin ta respektojë," tha Ju në Konferencën e mbështetur nga KB për çarmatimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco