Islamikët e arrestuar planifikonin të vrisnin ‘jobesimtarët’

Islamikët e arrestuar planifikonin të vrisnin ‘jobesimtarët’

12:24, 12/11/2019

Autoritetet gjermane kanë arrestuar tre persona nën dyshimin për përgatitjen e sulmeve si mbështetës të Shtetit Islamik për të "vrarë sa më shumë jobesimtarë".

Zyra e prokurorit të Frankfurtit tha se ata u arrestuan gjatë një kontrolli në tre apartamente të Offenbach, në një aksion që përfshinte 170 oficerë policie.

Kryeprokurorja Nadja Nizen tha se i dyshuari i parë, një gjerman 24-vjeçar me origjinë maqedonase, kishte marrë tashmë furnizimet e nevojshme për të prodhuar eksploziv dhe ishte duke u përpjekur të blinte një armë zjarri përmes internetit.

Policia sekuestroi substanca dhe pajisje të ndryshme në banesën e tij. Dy të dyshuarit e tjerë janë shtetas turq, 21 dhe 22-vjeç, raporton AP.

Sipas dëshmitarëve, të tre ata kanë thënë më parë se mbështesin Shtetin Islamik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco