4 herë zgjedhje në 4 vjet/ Ja rezultatet e votimeve në Spanjë. E majta bie, ngrihet e djathta

4 herë zgjedhje në 4 vjet/ Ja rezultatet e votimeve në Spanjë. E majta bie, ngrihet e djathta

23:11, 10/11/2019

Qytetarët në Spanjë votuan sot në zgjedhjet e përgjithshme. Këto janë zgjedhjet e katërta në katër vjetët e fundit në Spanjëë dhe kishin për synim zgjidhjen e krizës politike në vend.

Nga rezultatet e deritanishme, kur janë numëruar mbi 98% e votave, PSOE, ka marrë 28% të votave, e ndjekur nga PP me 20%.

Socialistët spanjollë pritet të kenë 120 vende në Parlamentin me 350 ulëse, duke humbur 3 prej tyre, ndërsa PP 87, e ndjekur nga ekstremi i djatht Vox me 52 vende.

Të dy këto parti shënojnë rritje pasi nga 66 deputetë shkojnë në 87, ndërsa e djathta ekstreme Vox, e cila shkon nga 24 në 53.

Zgjedhjet synonin të zhbllokonin krizën politike në vend, por rezultatet tregojnë se ajo do të vazhdojë.

Lideri i së majtës, Pedro Sánchez fitoi zgjedhjet përsëri, por do ta ketë të vështirë të formojë qeverinë e re.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco