Trump: Italia nuk po na ndihmon, mendoja se Meloni ishte e guximshme! Papa nuk ja ka idenë...

Trump: Italia nuk po na ndihmon, mendoja se Meloni ishte e guximshme! Papa nuk ja ka idenë...

16:25, 14/04/2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar ashpër Italin për mungesë mbështetjeje në situatën me Iranin, si dhe ka sulmuar Papa Leo XIV pas deklaratave të tij për luftën.

Në një intervistë për Corriere della Sera, Trump u shpreh i zhgënjyer nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, për të cilën tha se nuk po ofron ndihmë për SHBA-në në çështjen e sigurimit të naftës.

“A u pëlqen italianëve fakti që kryeministrja juaj nuk po na jep asnjë ndihmë për të siguruar naftë?”, deklaroi Trump, duke shtuar se ishte “i shokuar” nga qëndrimi i saj dhe se kishte menduar se Meloni ishte “e guximshme”.

I pyetur nëse kishte komunikuar me të, Trump tha se Italia nuk dëshiron të përfshihet në situatë, duke theksuar se, sipas tij, vendi europian po pret që SHBA të marrë përsipër barrën kryesore.

Presidenti amerikan e cilësoi “të papranueshme” mungesën e shqetësimit, sipas tij, për kërcënimin bërthamor nga Irani. Ai pretendoi se një Iran i pajisur me armë bërthamore mund të përbënte rrezik serioz për Italinë.

Trump kritikoi gjithashtu politikat evropiane, duke deklaruar se Evropa po “shkatërron veten nga brenda” për shkak të qasjeve ndaj emigracionit dhe energjisë. Ai përmendi edhe Ngushtica e Hormuzit, duke theksuar se vendet evropiane varen nga SHBA për ta mbajtur atë të hapur.

Sa i përket NATO-s, Trump u shpreh skeptik, duke e quajtur aleancën një “tigër letre” dhe duke shtuar se Italia nuk ka pranuar të dërgojë ndihmë ushtarake, pavarësisht kërkesave.

Në lidhje me deklaratat e Papës për paqe, Trump tha se ai “nuk e kupton situatën” dhe nuk duhet të komentojë për luftën, duke pretenduar se Irani përbën një kërcënim serioz.

Në fund, Trump komentoi edhe për Viktor Orbán, duke e quajtur atë një mik dhe duke vlerësuar politikat e tij për emigracionin, ndërsa kritikoi Italinë për qasjen e saj në këtë drejtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco