Forcat speciale amerikane ndodhen tashmë në Lindjen e Mesme, raportojnë mediat. Qindra efektivë të forcave speciale amerikane – përfshirë njësitë elitare – janë dislokuar në rajon, raporton CBS neës, partneri amerikan i BBC-së
Po ashtu, sipas raportimeve, mijëra marinsa dhe parashutistë amerikanë ndodhen në zonë.
Burime për CBS bëjnë të ditur se këto dislokime synojnë t’i japin presidentit amerikan Donald Trump opsione alternative në lidhje me Iranin, përfshirë operacione që mund të përfshijnë hapjen e Ngushticës së Hormuzit, marrjen e naftës nga ishulli Kharg apo kapjen e rezervave iraniane të uraniumit të pasuruar.
Komanda Qendrore e SHBA-së refuzon të komentojë mbi këto zhvillime.Ndërkohë, të shtunën, Centcom njoftoi se 3,500 marinsa kishin mbërritur në Lindjen e Mesme në bordin e anijes luftarake USS Tripoli.
Ndërkohë qeveria spanjolle deklaroi se hapësira ajrore e vendit është e mbyllur për avionët amerikanë të përfshirë në sulmet ndaj Iranit.
Ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, u tha gazetarëve se qeveria refuzoi të “autorizojë përdorimin e bazave ushtarake apo të hapësirës ajrore për veprime të lidhura me luftën”.
Ndalimi i përdorimit të bazave ushtarake u shpall në fillim të marsit, duke shkaktuar reagim të ashpër nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili kërcënoi me masa hakmarrëse tregtare ndaj Spanjës.
Për kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez, sulmi i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit është i pamenduar dhe i paligjshëm.
© SYRI.net