Irani sulmon bazën ajrore në Arabi, të paktën 15 ushtarë amerikanë të plagosur - Rebelët Huthi sulmojnë Izraelin

Irani sulmon bazën ajrore në Arabi, të paktën 15 ushtarë amerikanë të plagosur - Rebelët Huthi sulmojnë Izraelin

08:42, 28/03/2026

Irani ka lëshuar gjashtë raketa balistike dhe 29 dronë kundër bazës ajrore ‘Princi Sulltan’ në Arabinë Saudite të premten duke plagosur të paktën 15 ushtarë, pesë prej tyre rëndë bëjnë të ditur burime të cituara nga Associated Press.

Zyrtarët amerikanë kishin raportuar fillimisht se të paktën 10 ushtarë të plagosur, dy prej tyre rëndë. Baza u sulmua edhe dy herë në fillim të javës, përfshirë një incident ku u plagosën 14 ushtarë amerikanë, bëjnë të ditur burimet. E vendosur rreth 96 kilometra nga kryeqyteti saudit Riad, baza administrohet nga Forcat Ajrore Mbretërore Saudite, por përdoret edhe nga trupat amerikane.

Ndërkohë Wall Street Journal shkruan se ndërsa Trump po vlerëson mundësinë e bisedimeve të paqes me Teheranin, Pentagoni po shqyrton dërgimin e edhe 10 mijë trupave të tjera tokësore në Lindjen e Mesme. Këto forca do t’i shtoheshin rreth 5 mijë marinsave dhe 2 mijë parashutistëve që janë dërguar tashmë në rajon.

Huthi sulmon Izraelin

Nga ana tjetër Rebelët jemenas, Huthi kanë konfirmuar se kanë ndërmarrë një sulm ndaj Izraelit, i pari prej tyre gjatë luftës tashmë njëmujore.

 Grupi bëri të ditur se ka lëshuar një breshëri raketash balistike që synonin objektiva ushtarake izraelite të vendosura në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar. Më herët, ushtria izraelite kishte njoftuar se kishte zbuluar një raketë të lëshuar nga Jemeni.

Në një deklaratë, grupi i lidhur me Iranin tha se sulmi erdhi si pasojë e goditjes së infrastrukturës dhe vrasjes së civilëve në Liban, Iran, Irak dhe Palestinë. Grupi shtoi gjithashtu se operacioni i tij “do të vazhdojë derisa të arrihen objektivat e shpallura… dhe derisa të ndalet agresioni ndaj të gjitha fronteve të rezistencës”.

Ushtria izraelite raportoi për 9 ushtarë izraelitë të gjatë dy sulmeve të ndara në jug të Libanit. Deklarata nuk specifikon vendndodhjen e sulmeve, por u raportua  vetëm disa orë pasi Hezbollahu tha se kishte zënë në pritë trupat izraelite në qytetin jugor Taybeh, rreth 6 km nga kufiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco