Irani lëshon raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike në ishullin Diego Garcia, Izraeli godet në Teheran dhe Bejrut

Irani lëshon raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike në ishullin Diego Garcia, Izraeli godet në Teheran dhe Bejrut

08:13, 21/03/2026

Irani lëshoi ​​dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi në Diego Garcia, por dështoi të godiste bazën e përbashkët ushtarake amerikano-britanike në ishullin e Oqeanit Indian. Lajmi u raportua nga Wall Street Journal, duke cituar disa burime zyrtare amerikane.

Ndërkohë, ushtria izraelite vijoi sulmet gjatë natës në Bejrut dhe Teheran. IDF deklaroi në orët e para të së shtunës se kishte goditur objektivat e Hezbollahut në Bejrut, pasi lëshoi ​​një paralajmërim evakuimi për shtatë lagje në periferitë jugore të kryeqytetit libanez.

Po ashtu, përmes Telegramit, ID bëri m dije se kishin kryer edhe një sulm “kundër objektivave terroriste në Teheran”.

Ndërkohë, nga ana tjetër, SHBA-të kanë miratuar shitjen e naftës iraniane që është tashmë në tranzit deri më 19 prill. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se SHBA-të po shqyrtojnë “zvogëlimin” e përpjekjeve ushtarake në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, zyrtarët thanë se mijëra trupa të tjera amerikane tashmë po shkojnë në rajon.

Nje dite me pare, Trump i quajti aleatët e NATO-s “frikacakë” për shkak se nuk i ndihmuan SHBA-të të siguronin Ngushticën e Hormuzit. Ai gjithashtu minimizoi perspektivat për një armëpushim. Pas deklaratave të Trump, Britania vendosi të japë baza në rajon për operacione nga forcat amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco