Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se do ta dijë kur lufta me Iranin të mbarojë kur ta "ndjejë në kockat e tij", duke ofruar një tjetër kriter personal për të vlerësuar se kur mund të përfundojë konflikti, raporton CNN.
I pyetur gjatë një interviste telefonike të premten në “The Brian Kilmeade Show” të Fox Radio se si do ta dinte që lufta kishte mbaruar, Trump u përgjigj:
"Kur ta ndiej, në rregull? Do ta ndiej në kockat e mia."
Pak momente më parë në të njëjtën intervistë, presidenti la të kuptohej se konflikti mund të mos zgjaste shumë.
"Nuk mendoj se do të duhet shumë kohë derisa të mbarojë," tha Trump.
© SYRI.net