Autori i sulmit në sinagogën e Miçiganit ishte vëllai i anëtarëve të Hezbollahut të vrarë në Liban

Autori i sulmit në sinagogën e Miçiganit ishte vëllai i anëtarëve të Hezbollahut të vrarë në Liban

11:41, 13/03/2026

Të shtëna me armë u raportuan të enjten pasdite (12.03.2026) në një sinagogë në West Bloomfield Township, pasi një automjet u përplas në derën kryesore të ndërtesës. Incidenti detyroi shkollat pranë zonës të vendoseshin në izolim, ndërsa autoritetet u kërkuan banorëve të shmangin zonën.

Ngjarja ndodhi pak para orës 13:00, orën lokale në adresën 5725 Walnut Lake Road, mes rrugëve Orchard Lake dhe Drake.

Disa anëtarë të familjes së burrit që sulmoi një sinagogë në shtetin amerikan të Miçiganit të enjten u vranë në një sulm ajror izraelit në Liban javën e kaluar, tha një zyrtar libanez për rrjetin amerikan NBC News.

Ayman Mohammad Ghazali drejtoi makinën e tij nëpër dyert e një sinagoge në SHBA dhe shkëmbeu zjarr me rojet e sigurisë përpara se të vritej në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco