Papa Leone XIV bën thirrje për ndalimin e luftës në Lindjen e Mesme: Fëmijët janë viktima të pafajshme

Papa Leone XIV bën thirrje për ndalimin e luftës në Lindjen e Mesme: Fëmijët janë viktima të pafajshme

11:39, 11/03/2026

Papa Leone XIV bëri sot një apel të fuqishëm për ndërprerjen e konflikteve në Lindjen e Mesme, duke theksuar vuajtjet e qytetarëve dhe viktimat civile.

“Ne vazhdojmë të lutemi për paqen në Iran dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, veçanërisht për shumë viktima civile, përfshirë fëmijë të pafajshëm”, deklaroi Ati i Shenjtë.

Më tej, Papa u shpreh i afërt me popullin libanez në këtë kohë të vështirë: “Jam pranë të gjithë popullit libanez në këtë moment sprove të rëndë.”

Ai gjithashtu vuri në dukje tragjedinë që po përjetojnë fshatrat e krishtera në jug të Libanit, të cilat po përballen sërish me pasojat e luftës në këto ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco