SHBA këshillon qytetarët e vet të largohen nga juglindja e Turqisë, urdhërojnë një pjesë të stafit të ikë nga konsullata në Adana

SHBA këshillon qytetarët e vet të largohen nga juglindja e Turqisë, urdhërojnë një pjesë të stafit të ikë nga konsullata në Adana

12:44, 09/03/2026

SHBA këshillojnë qytetarët e saj të largohen nga juglindja e Turqisë dhe urdhëron stafin jo-thelbësor të konsullatës së saj në qytetin Adana të largohet.

Sipas ambasadës amerikane në Ankara:

Më 9 mars 2026, Departamenti i Shtetit urdhëroi që punonjësit jo-emergjentë të qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjeve të tyre të largohen nga Konsullata e Përgjithshme në Adana, për shkak të rreziqeve të sigurisë. 

Konsullata Adana ndodhet në jug të vendit, afër një baze kyçe ushtarake e NATO-s. 

Në një udhëzim udhëtimi, qytetarët amerikanë në juglindje të Turqisë janë të këshilluar që të largohen menjëherë, shkruan Al Jaazira.

Ndërkohë Turqia njoftoi sot se gjashtë avionë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore janë vendosur në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) si pjesë e përpjekjeve për të forcuar sigurinë e territorit mes tensioneve rajonale
 
Në një deklaratë, Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare tha: "Si pjesë e qasjes me faza për të rritur sigurinë e Republikës Turke të Qipros Veriore nën dritën e zhvillimeve të fundit në rajonin tonë, gjashtë avionë luftarakë F-16 'Fighting Falcon' dhe sisteme të mbrojtjes ajrore janë vendosur në Republikën Turke të Qipros Veriore që nga sot".

Deklarata shton se Ankaraja mund të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në varësi të mënyrës se si evoluon situata. "Masa shtesë do të vazhdojnë të merren bazuar në zhvillime të mëtejshme, nëse vlerësohet e nevojshme", tha ministria.

Njoftimi erdhi mes tensioneve në rritje për shkak të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Të mërkurën, avionët luftarakë grekë F-16V zbarkuan në aeroportin "Paphos" në Qipron Greke pas sulmeve të fundit iraniane të lidhura me përshkallëzimin rajonal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco