Zgjerohet konflikti/ Trupat izraelite zbarkojnë në Liban, përleshje të ashpra

Zgjerohet konflikti/ Trupat izraelite zbarkojnë në Liban, përleshje të ashpra

08:38, 09/03/2026

Luftime të ashpra kanë shpërthyer gjatë natës së të dielës dhe të hënës në Libanin lindor, pranë kufirit me Sirinë, ku trupat izraelite zbarkuan me helikopterë.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve Libaneze (NNA) raportoi se luftimet ndodhën pranë fshatit Nabi Chit, i cili ishte i cili ishte shënjestruar 24 orë më parë nga komandot izraelite, të cilët kishin tentuar pa sukses të merrnin trupin e Ron Arad, një piloti izraelit të kapur rob në vitin 1986.

Zyrtarët e Hezbollahut thanë se po luftonin kundër forcave izraelite që zbarkuan në Libanin lindor me helikopter përtej kufirit sirian, operacioni i dytë i tillë që nga shpërthimi i konfliktit të fundit me Izraelin.

Hezbollahu tha se zbuloi "infiltrimin e afërsisht 15 helikopterëve armik izraelitë" nga ana siriane e kufirit në Libanin lindor, një zonë ku Hezbollahu ka ndikim.

Grupi militant i mbështetur nga Irani tha në një deklaratë se luftëtarët e tij “u përballën me helikopterët dhe forcën infiltruese me armë të përshtatshme” dhe se përballja ishte duke vazhduar.

Ndërkohë një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në periferitë jugore të Bejrutit gjatë natës. Re tymi u panë duke u ngritur nga periferitë jugore të kryeqytetit libanez pasi u dëgjua shpërthimi.

Zona, një bastion i Hezbollahut, banorët e së cilës u urdhëruan nga ushtria izraelite të evakuohen,  është bombarduar nga Izraeli gjatë javës së kaluar, por nuk ka pësuar asnjë sulm që nga e shtuna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco