Rrezik sigurie, stafi dhe qytetarët italianë transferohen në Baku.
Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht ambasadën e saj në Teheran për arsye sigurie dhe ta transferojë personelin diplomatik në Baku, në kryeqytetin e Azerbajxhanit.
Lajmin e ka njoftuar pak më parë ministri i Jashtëm Antonio Tajani, raporton Alba Kepi për Syri.
Operacioni përfshiu një mision për të ndihmuar rreth 50 italianë midis stafit diplomatik dhe bashkëkombësve që dëshironin të largoheshin nga Iran, e të kalonin kufirin drejt Azerbajxhanit.
Tajani ka theksuar se personi diplomatik ishte reduktuar tashmë prej kohësh, por situata e fundit e tensionuar ka bërë të domosdoshme këtë transferim.
Autoritetet italiane kanë nënvizuar se mbyllja është e përkohshme dhe bëhet vetëm për arsye sigurie dhe se nuk ka një prishje të marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Struktura e ambasadës në Teheran do të vijojë të funksionojë nga selia italiane në Baku, duke mbajtur lidhjet diplomatike aktive.
Lajmi vjen ndërsa tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm, me konfliktet që kanë përfshirë edhe Iranin dhe forcat ndërkombëtare në Lindjen e Mesme. Situata ka çuar disa shtete të tjera perëndimore të marrin masa të ngjashme për sigurinë e stafit të tyre diplomatik në Teheran.
© SYRI.net