Irani: Të paktën 1,230 të vdekur që nga fillimi i luftës

Irani: Të paktën 1,230 të vdekur që nga fillimi i luftës

15:11, 05/03/2026

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA njoftoi sot se 1.230 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i bombardimeve të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit, të cilat nisën të shtunën.

Sipas raportimit të IRNA-s, numri i viktimave u përditësua më 5 mars, duke cituar një deklaratë të Fondacionit të Dëshmorëve dhe Veteranëve të Iranit. Në raport thuhet se numri i personave të vrarë ka arritur në 1.230.

Megjithatë, Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) nuk ka mundur ende ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë bilanc.

Një raport i publikuar një ditë më parë, të mërkurën, fliste për 1.045 të vrarë, mes tyre civilë dhe ushtarakë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco