Bëri sherr 6 vjet më parë në Mykonos, Harry Maguire dënohet me 15 muaj burg në Greqi

Bëri sherr 6 vjet më parë në Mykonos, Harry Maguire dënohet me 15 muaj burg në Greqi

09:11, 05/03/2026

Mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester United, Harry Maguire, është dënuar me 15 muaj burg (në sentencën e parë ishin kërkuar 21) me pezullim të kushtëzuar nga një gjykatë greke.

Ky dënim ka lidhje me një incident të ndodhur në vitin 2020, në Mykonos.

Lajmi bëhet i ditur nga “Sky Sports”. Në 2020-ën, Maguire u shpall fajtor për sulm të përsëritur personal, tentativë korrupsioni dhe dhunë kundër punonjësve të rendit publik, pas arrestimit të tij në një sherr, ku dy agjentë policie u lënduan.

Avokatët e futbollistit anglez kanë bërë me dije se do të bëjnë rekurs në Trupën Supreme greke.

Maguire i ka hedhur gjithmonë poshtë akuzat. Për këtë arsye 32-vjeçari nuk ka pranuar ta mbyllë çështjen duke bërë një pagesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco